Kosova do të arrestojë Aleksandër Vuçiç nëse ky i fundit hyn në territorin e saj pa lejen e posaçme. Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla gjatë një interviste televizive. Ai tha se kërkesa për leje shqyrtohet nga Kryeministri Albin Kurti. Nëse kjo leje nuk miratohet dhe Vuçiç shpërfill vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës, atëherë do të ndërhyjë policia për ta arrestuar.