Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëhet së shpejti me aerport ushtarak. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të cilët kanë prezantuar të enjten dy projekte madhore me të cilat synohet rritja e kapaciteteve trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për arsye strategjike.