Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se takimi i Washingtonit është mjaft i rëndësishëm në rrugën e dialogut. “E para, unë pres spekulime të vazhdueshme deri në fillimin e takimit të shtunën, por edhe pas takimit. Por ashtu, siç e ka shpjeguar edhe kolegu im, ambasadori Grenell, ne presim që fokusi i këtij takimi të jetë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni. Ne shpesh kemi thënë se mendojmë se është e rëndësishme që fokusi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë ajo se çfarë përfitojnë qytetarët e zakonshëm”, tha ambasadori.