E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn vijoi me mesazhet e drejtpërdrejta të Ambasadës Amerikane në Shqipëri për organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë. Gjatë aktivitetit për diplomimin e 29 efektivëve të rinj të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, diplomatja tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe porositi drejtësinë, AMP-në dhe policinë.