Arrestimet në lidhje me korrupsionin në parlamentin evropian janë shumë, shumë shqetësuese – tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ndërsa për ministrin e jashtëm irlandez, Simon Coveney, akuzat ndaj katër personave ishin shumë dëmtuese. Mes të arrestuarve ishte edhe zëvendëspresidentja e parlamentit evropian Eva Kaili.