Raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani u shoqërua në Kuvend me diskutime mbi çështje të caktuara, që në shumicën e rasteve preknin drejtpërdrejt, ose tërthorazi vetë deputetët që i bënë pyetje kryeprokurorit të posaçëm. Këto diskutime anashkaluan disa pjesë të rëndësishme të raportit të SPAK për vitin 2024, mes të cilave edhe pjesa që flet për sofistikimin e korrupsionit në nivelet e zyrtarëve të lartë.