Tre punonjës policie janë vendosur nën akuzë për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Ata janë shefi I policisë në Orikum, Artur Jancaj, inspektori i krimeve, Daniel Liskendaj dhe polici i zonës, Afrim Ferra. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie nga gjykata e shkallës së parë antikorrupsion, ndërsa vendimi u ekzekutua nga agjencia e mbikëqyrjes policore këtë të shtunë.