Prokuroria e Vlorës ka bastisur ditën e martë zyrat e Bashkisë së qytetit bregdetar, ku janë sekuestruar dhjetëra dosje të sekuestruara nga drejtoria e menaxhimit të aseteve në këtë bashki. Shumica e dokumenteve që janë sekuestruar lidhen me menaxhimin e hapësirave të plazheve publike, ku dyshohet se ka abuzime si me vlerën e kontratave, ashtu edhe me sipërfaqet e dhëna. Aksioni i prokurorisë ka nisur mesditën e së martës dhe është përmbyllur në orët e mbrëmjes po të së martës.