Shkencëtarët kanë zbuluar një korridor të fshehtë brenda piramidës së madhe të Egjiptit, thanë autoritetet të enjten, në kuadër të një projekti kërkues ndërkombëtar, shtatë vjecar. Korridori është nëntë metra i gjatë dhe dy metra i gjerë – tha ministria e antikiteteve në një deklaratë. Ministri i turizmit dhe antikiteteve, Ahmed Issa i tha gazetarëve në piramidën e lashtë në Giza, e njohur ndryshe edhe si Khufu apo Keops, se korridori i fshehtë u zbulua në anën veriore të piramidës së madhe të mbretit Khufu.