Presidenti amerikan Donald Trump është kritkuar nga komuniteti mjekësor pasi sugjeroi kërkime nëse koronavirusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues në trup. Ai gjithashtu dukej se do propozonte edhe idenë e trajtimit me dritë ultraviolet tek pacientët, një ide e hedhur poshtë nga një mjek në konferencë. Një tjetër prej zyrtarëve të tij kishte thënë më herët se rrezet e diellit dhe dezinfektuesi ishin të njohur për të vrarë infeksionin, shkruan BBC.