Partitë e koalicionit qeveritar në Poloni janë pajtuar për të shtyrë zgjedhjet presidenciale të së dielës për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Partia nacionaliste, Ligji dhe Drejtësia ka kërkuar që procesi i votimit të zhvillohet për ta rizgjedhur Andrzej Dudan si president. Mirëpo partia e vogël në koalicion, Marrëveshja si dhe partitë opozitare, kanë thënë se partia në pushtet po vendos politikën përpara shëndetit të njerëzve.