Top News – Koronavirusi në Kosovë/ Shkarkohet drejtori i QKUK
06/07/2020 18:15

144 pacientë të prekur nga koronavirusi janë shtruar në spital në kosovë ndërkohë që nga shpërthimi i epidemisë, në mes të marsit, janë konfirmuar gjithsej në vend 3508 raste të koronavirusit. Prej tyre 75 persona kanë humbur jetën ndërsa 1531 mbeten rastet aktive. Bordi drejtues i shërbimit spitalor dhe klinik universitar të kosovës, ka shkarkuar ndërkohë të hënën drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu. “Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave. Në vend të dr Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë”, thuhej në deklaratën e shërbimit. Kjo e fundit nuk jepte detaje se për cfarë performance bëhet fjalë dhe se cilat detyra nuk janë përmbushur. Por, shkarkimi i sejdiut vjen në kohën kur qendra klinike universitare e kosovës po përballet me numër të shtuar pacientësh të prekur me covid 19 dhe një ditë pasi policia rrethoi ambjentet e QKUK ku pesë pacientë raportohet se humbën jetën për shkak të mos funksionimit të respiratorëve. Prokuroria themelore në prishtinë ka nisur ndërkohë hetimin për të zbardhur ngjarjen. Edhe Policia e Kosovës njoftoi se po heton vdekjen e gjashtë personave në Klinikën Infektive në Prishtinë. Në raportin policor thuhet se “me vendimin e prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë. Rasti është duke u hetuar”.

Top News- Kundërtanke gjermane në Kosovë/ Armatimet që përdoren nga NATO, pjesë e FSK
22/12 14:39
Top News- Kosova vijon fushatën elektorale/ Beteja për votat, partitë ‘hapin thesin’ e premtimeve
22/12 14:15
Top Channel/ Kosova nën mbrojtjen amerikane: Jo shkëmbime territoresh, kujdes nga rusët
19/12 22:42
A do të jetë OSMANI presidente në KOSOVË?/ Çollaku tregon planet
19/12 20:11
Top Channel/ Dumani, detyrë të re në Kosovë?/ Ish- kreu i Spak, mund të angazhohet këshilltar në…
19/12 19:44
Top News- Eurodeputetët letër KE/ Kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
19/12 17:38
Top Channel/ BE hoqi masat ndaj Kosovës, Kurti: Të padrejta që në fillim!
19/12 14:40
Top News- Kosova nuk i mban mëri BE-së/ Kurti mirëpret heqjen e masave: Ulëm tensionet në veri
19/12 14:37
Top News- Pranga ish-ministrit e 6 zyrtarëve/ Goditet korrupsioni në Kosovë, abuzuan me shpronësimet
19/12 10:52
Top Channel/ Përplasje për ish-krerët e UÇK refuzohet qendra e veçantë e votimit
18/12 22:23
Top News- Gjenden eshtra në Rahovec, nisin gërmimet, dyshimet e para
18/12 21:46
Top News-Masakra e 34 civilëve në Malishevë/ Ngrihet aktakuzë kundër Ramadan Morinës për krime lufte
18/12 18:19
Top News – Lista Serbe rinis ndasitë në Kosovë. Tërheq nga Asociacioni katër komunat e veriut
18/12 17:13
Top Channel/ Veriu voton për tërheqje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës: Duam bashkësinë tonë!
18/12 15:44
Top Channel/ Kosova, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave: Tani, mbështetje financiare nga BE-ja!
18/12 10:48
Top News- Rama ndërhyn në fjalimin Osmanit: Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot
17/12 23:07
Top Channel/ Mitrovicë, hapet ura tjetër/ Kurti nis fushatën, në konsultim për urën kryesore mbi Ibër
17/12 19:56
Top News- Shpërblehet ‘paqja’ në veri/ BE heq pjesërisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës
17/12 17:31
Top News- Frikë për incidente në zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Policia nuk përjashton shtim efektivësh
17/12 14:17
Top News- ‘Syri i skifterit’ / Kosova, kontratë për sistemet e artilerisë amerikane
17/12 13:21
DIGITALB DIGITALB