GREQI- Koronavirusi ka shkaktuar viktimën e katërt në Greqi. Bëhet e ditur se viktima është një burrë të moshës 53 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin Ahepa të Selanikut. Ai u transportua me urgjencë nga Kozani dhe sipas mjekëve shëndeti i tij pati komplikacione të rëndë derisa virusi i mori jetën.