Administrata Biden po u bën thirrje amerikanëve të tregojnë kujdes në lidhje me COVID-19, duke theksuar rëndësinë e marrjes së vaksinave përforcuese për ata që e kanë të drejtën dhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, pasi dy variante të reja shumë të transmetueshme po përhapen me shpejtësi në të gjithë vendin. Variantet e reja, të njohura si BA.4 dhe BA.5, janë degëzime të llojit omicron që ka qenë përgjegjës për pothuajse të gjithë përhapjen e virusit në SHBA dhe janë edhe më ngjitës se paraardhësit e tyre. "Aktualisht, shumë amerikanë janë të nën-vaksinuar, që do të thotë se ata nuk janë të përditësuar në lidhje me vaksinat e tyre për COVID-19," tha Dr. Rochelle Valensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.