Përhapja e koronavirusit në vendin tonë është frenuar në harkun kohor të 24 orëve të fundit, ku numri i të infektuarëve ka arritur në 1341 qytetarë, shifër kjo më e ulët krahasuar me një ditë më parë. Referuara raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësië, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, një qytetare nga Berati 68 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç dhe një 90 vjeçar nga Tirana.