Top News – ‘Korniza e re’ e dialogut Kosovë-Serbi / Kurti: Nuk komentoj dokumente pa autor
21/09/2022 15:42

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj që nuk është as e dobishme dhe as e drejtë që t’i komentoj ato dokumente që nuk kanë autor, por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për shtyp pas hapjes së “Samitit Digjital” në Prishtinë. Sipas tij, vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel duhet të komentohen. Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtij dokumenti, njohja reciproke nuk është më pjesë e marrëveshjes finale, por që ndër tjera Kosovës i garantohen njohjet e pesë vendeve të BE-së. Kurti tha se normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të bëhet me marrëveshje ligjërisht të obligueshme, “ku në qendër duhet të jetë njohja reciproke”. Për “kornizë të re” për dialogun foli më herët edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai deklaroi se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte. Më 15 shtator, Mirosllav Lajçak zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi. Ai tha se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është "çuarja përpara" e këtij procesi. Lajçak tha se në takim u bisedua për "vazhdimin e dialogut" dhe për takimin e ardhshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit në Bruksel më 18 gusht.

Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
Top Channel/ Vuçiç: Ushtria e Kosovës, më e fortë se ajo e Malit të Zi dhe Maqedonisë!
20/02 15:16
Top News- Institucionet serbe në veri/ BE kërkon dialog për drejtuesit e arsimit dhe shëndetësisë
18/02 16:38
Top News- ‘Lista, problemi i serbëve’/ Nenad Rashiç: Politika që po dëmtojnë qytetarët
18/02 16:37
Top News- Militantët e Vuçiç dhunojnë studentët/ Përplasjet në protestën e organizuar në Novi Sad
17/02 14:38
Top News – Tërbohen lumenjtë, qindra të evakuuar / Maqedonia e Veriut nën ujë, përmbytje të mëdha
17/02 11:46
Top News – SPAK edhe në Maqedoninë e Veriut. BDI, platformë kundër korrupsionit të Mickoskit
16/02 13:04
Top News – ‘Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së’. Parlamenti zvicerian dorëzon rezolutë në Hagë
16/02 11:24
Top News- SHBA kërkon ‘rekrutimin’ e Beogradit: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve me Serbinë
16/02 11:19
DIGITALB DIGITALB