Top News/ Koreja e Veriut ‘sulmon’ Korenë e Jugut / Kryen testime të reja, lëshon disa raketa në det
14/02/2024 13:26

Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa lundrimi në det. Ky është testimi i pestë i armëve të tilla që nga janari, sipas ushtrisë koreano jugore, testime që kanë rritur tensionet në rajon. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se së bashku me ushtrinë amerikane po analizojnë lëshimet e raketave që u pikasën në ujërat në verilindje dhe në lindje të qytetit Vonsan. Ushtria koreano jugore nuk ofroi detaje për numrin e saktë të raketave të lëshuara apo sa gjatë fluturuan ato. Ende është e paqartë ndërkohë nëse raketat u lëshuan nga toka apo nga deti. “Ushtria jonë ka rritur vigjilencën dhe po punon ngushtë me partnerët amerikanë, duke monitoruar nga afër sinjalet e aktivitetit të mëtejshëm nga Koreja e Veriut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut. Ekspertët kanë thënë se Koreja e Veriut po rrit presionin ndaj rivalëve në vitin kur Koreja e Jugut dhe SHBA mbajnë zgjedhje presidenciale, duke tentuar që të detyrojë Uashingtonin që të pranojë idenë që Veriu është një fuqi bërthamore dhe të sigurojë lëshime ekonomike dhe lëshime sigurie nisur nga ky pozicion. Lideri koreano verior, Kim Jong Un, ka lëshuar kërcënime të ashpra ndaj Koresë së Jugut, përfshirë edhe deklaratën se ai do të heqë dorë nga objektivi për pajtim me fqinjin jugor apo se do të asgjësojë Jugun me armë bërthamore nëse e provokon.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05