Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash në orët e para të së mërkurës, përfshirë edhe një raketë të dyshuar balistike ndërkontinentale. Lëshimi i raketave ndodhi disa orë pasi presidenti amerikane, Joe Biden, u largua nga Azia pas një vizite në këtë kontinent. Tri raketa – përfshirë edhe një raketë të dyshuar balistike ndërkontinentale – u lëshuan nga zona Sunan në Phenjian, tha Koreja e Jugut, ku një bazë ajrore është bërë një vend kyç për testimin e armëve nga Veriu.