Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar për një përgjigje në shkallë “të pashembullt”, nëse Koreja e Veriut kryen testin e shtatë të bombave bërthamore. Uashingtoni dhe aleatët besojnë se Koreja e Veriut mund të rinisë testimin e bombave bërthamore, për herë të parë që nga viti 2017.