Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Policia e Korçës njoftoi se ndalimi i 31-vjeçarit me inicialet P. M., u bë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, 31-vjeçari në momentin e arrestimit ishte duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen Touran”, 9 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shumës prej 50 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.