Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përpiluar një hartë të re të institucioneve të Drejtësisë, sipas së cilës numri i gjykatave në rrethe do të njohë një tkurrje të konsiderueshme. Gjykata e Apelit të Korçës pritet të mbyllë dyert, teksa dosjet që më herët shqyrtoheshin nga trupa gjykuese e Apelit të Korçës, të kalojnë për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës.