Tirana nuk është qarku me numrin më të lartë të papunësisë në krahasim me numrin total të popullsisë, por është qarku me numrin më të lartë të dembelëve. Të dhënat e INSTAT për tremujorin e fundit të vitit të kaluar tregojnë se 42 për qind e të papunëve në Tiranë nuk janë të interesuar të punojnë, edhe pse ka një numër gjithnjë e në rritje të bizneseve që janë në kërkim të dëshpëruar për punonjës, duke rekrutuar madje edhe nga Nepali, Bangladeshi e India.