Pas 5 vitesh mungesë në elitën e futbollit shqiptar, Korabi ka një mundësi të artë për t’u rikthyer në Abissnet Superiore në sezonin e ardhshëm. Peshkopiasit do të përballen me Egnatian, e cila e mbylli këtë sezon futbollistik në vendin e 8-të në kampionat. Skuadra e krijuar 92 vite më parë mposhti Apoloninë pak ditë më parë, ndërsa tani luan në aktin e fundit për t’u rikthyer.