Udhëtarët që kanë mbërritur në Durrës, me linjën e tragetit nga Bari, kanë mbetur prej orësh atje, teksa ankohen se shkak i vonesës janë bërë kontrollet e shtuara. Në territorin portual vijojnë të qëndrojnë ende autobusë me pasagjerë, si dhe makina private, në pritje për të kryer procedurën e hyrjes në vendin tonë.