Si një nga pikat turistike më të preferuara për vendasit dhe turistët e huaj, edhe liqeni i Komanit ka kaluar në sitën e policisë kufitare, ku kontrolle të shumta janë ushtruar në varkat artizanale të cilat shërbejnë për të trasportuar turistët nga Komani në Lumin e Shalës, apo anasjelltas. Në sajë të kontrolleve, 5 varka u bllokuan nga policia dhe drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masë administrative nga 10 mijë lekë të reja.