Policia Rrugore ka arrestuar 13 drejtues mjetesh gjatë një kontrolli në disa akse të vendit, ndërkohë që ka pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Po ashtu qindra drejtues të tjerë mjetesh janë gjobitur për shkelje të ndryshme.