Partia Demokratike bashkoi votat me Partinë Socialiste për ngritjen e nënkomisionit për auditimin e sektorit publike, që ka marrë kritika si përpjekje e mazhorancës për të kontrolluar Kontrollin e Lartë të Shtetit. Nënkomisioni do të ngrihet pranë Komisionit të Ekonomisë me kryetare Emilia Koliqin nga PD dhe nënkryetare Enslemvera Zake nga PS. Alban Xhelili e Pranvera Resulaj janë dy anëtarët nga PS dhe Sorina Kote nga PD, ndërsa deputetit tjetër demokrat, Edmond Spaho njoftoi dorëheqjen nga emërimi si anëtar zëvendësues në këtë nënkomision.