Një kontroll i policisë greke brenda ambienteve të burgut të Koridhalos, ka zbuluar thika e celularë në qelitë e 4 shqiptarëve. Bëhet me dije se kontrollet janë kryer pas informacioneve që kishte marrë sektori i anti-drogës. Bëhet me dije se në operacionin e policisë morën pjesë edhe forcat speciale greke EKAM.