Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja në një bashkëbisedim me banorët e Lagjes “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit, bëri bilancin e punëve të katër viteve që po mbyllen. Kryebashkiaku Llatja nënvizoi se kërkon një kontratë të re me qytetarët e Elbasanit për të vijuar me investimet dhe për të mos lënë në mes punët e nisura.