Një tjetër rast i kontrabandës së mallrave është goditur nga Policia e Tiranës, duke sekuestruar veshje të ndryshme me vlerë rreth 45 000 euro. Në kuadër të operacionit ‘Ërong ëay’, uniformat blu kanë arrestuar një 26-vjeçar nga Korça duke transportuar me firhon mallrat e kontrabanduara, në në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”. Sipas Policisë, 26 vjeçari kishte ndarë mallin kontrabandë në 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues. Autoritetet kanë sekuestruar veshjet dhe furgonin, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.