Pas një hetimi të thelluar disa mujor, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Fierit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Medicine”. Ky operacion kishte për qëllim evidentimin dhe goditjen e tregtimit të paligjshëm të ilaçeve.