Amerika e veriut dhe ajo e jugut zënë tani gjysmën e rasteve të konfirmuara të koronavirusit në shkallë globale, me brazilin që është vënë në epiqendër të pandemisë. Vendi më i madh në amerikën latine ka 828810 raste të konfirmuara, shifra më e lartë kjo në botë pas asaj në shtetet e bashkuara. Ai po ashtu ka edhe numrin e dytë më të lartë të viktimave në botë, afro 42 mijë, duke lënë pas kështu edhe britaninë e madhe. Por, në brazil, shifrat mendohet se janë shumë më të larta, për shkak të testeve të pamjaftueshme atje. Po ashtu besohet se vendit i duhen edhe disa javë të tjera që të arrijë pikun e pandemisë. Presidenti i të djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro, vazhdon të minimizojë virusin duke u fokusuar tek dëmet ekonomike të izolimit.