Korporata e Investimeve Shqiptare hapi thirrjen për konsulencë për studim fizibiliteti për burimet e reja të energjisë së rinovueshme. Konsulenti duhet të ofrojë këshilla teknike dhe leverdisshmërie për projektet energjitike nga dielli, apo era. Konsulenti duhet të japë një preventiv mbi koston e tyre financiare, ndikimin në mjedis, në komunitet.