Katër kandidatë kanë shfaqur interesin në Kuvend për postin e kreut të Autoritetit të Konkurrencës, mes tyre edhe kryetari aktual Denar Biba, i cili u emërua në dhjetor të vitit 2021 dhe tashmë që mandati i tij përfundon, kërkon të jetë për një tjetër pesë vjeçar në detyrë. Top News mëson se mes kandidaturave është edhe ajo e Pajtim Melanit, aktualisht këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Më herët ai ka qënë i angazhuar në AKEP, po ashtu ka qënë drejtor i Mbikëqyrjes Pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.