Një kongresmen është ulur në gjunjë për të mbledhur mbeturinat që lanë pas protestuesit që sulmuan godinën e kongresit amerikan. Anëtari i dhomës së përfaaqësuesve, Andy Kim, thotë se ai ishte dëshpëruar pasi kishte parë orenditë e shkatërruara, flamujt amerikanë të shkulur, bishtat e cigareve dhe mbeturinat e tjera të lëna pas nga mbështetësit e Trump. Ndaj kishte gjetur një qese plehrash, ishte ulur në gjunjë dhe kish ndihmuar në pastrimin e ambjenteve.