Ligjvënësit republikanë në kongresin amerikan kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e mbështetjes financiare të SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri. Kongresmeni, Keith Self citoi pirgun e dosjeve të akumuluara nëpër gjykata pas nisjes së reformës për të ilustruar idenë e tij se ka ardhur koha që reforma në drejtësi të rishikohet.