Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të hënës në zonën e Laprakës, në Tiranë, teksa një 40-vjeçar ka plagosur me thikë tre shtetas. Altin Mërgjyshi, 40-vjeç, ka qenë njeriu që kreu plagosjen e trefishtë, teksa të tre viktimat janë duke marrë ndihmën mjekësore pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet dhe njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë.