Nje plagosje me arme zjarri eshte shenuar pasditen e se dielen ne zonen e Astirit ne kryeqytet. Një konflikt i çastit në Unazën e Re, pranë një lokali, ka sjellë plagosjen me armë zjarri të 45 vjeçarit Spartak Beqaraj, i cili u qellua me arme armë në gishtat e këmbës, e megjithate ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Sipas njoftimit te policise behet e ditur se autori i ngjarjes eshte larguar menjehere pas plagosjes se 45 vjeçarit dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.