Kryeminstri Edi Rama do të jetë pjesë e një takimi të nivelit të lartë në Zvicër, ku do të mblidhen 2700 liderë nga 130 vende të botës mes të cilëve 52 kryeminstra dhe presidentë. Takimi Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror zhvillohet nën temën “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar” dhe deri më tani nga rajoni i ballkanit kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.