SPAK ka arrestuar biznesmenin Ilir Rrapaj me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe ish-Zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Arrestimet janë bërë në lidhje me dosjen hetimore të koncesionit të sterilizimit. Biznesmeni Rrapaj, që figuron aksioneri kryesor në kompaninë që ka fituar këtë koncesion në vitin 2015-të u ndalua në zonën e Dhërmiut në orët e vona të së mërkurës, ndërsa masa e sigurisë arrest me burg iu komunikua edhe ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.