Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se qeveria ‘pranon’ me shkrim se koncensioni për Parkun e Butrinit është bërë në shkelje të kushtetutës. Në një deklaratë për mediat, Zhupa tregon disa arsye se përse ky ligj dhe marrëveshja pjesë integrale e tij, janë dërguar nga ana e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja demokrate thotë se ky koncension është një “ligj i qepur me porosi nga qeveria, klientelist dhe pa rregulla”.