Komuna e Tuzit në Mal të Zi pretendon se po diskriminohet nga Qeveria e Malit të Zi, dhe për këtë ka njoftuar faktorët kyç të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se diskriminimi po ndodh për faktin se, kjo komunë është me shumicë shqiptare, dhe se atë e qeverisin partitë shqiptare në bashkëpunim me partinë boshnjake.