Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin pretendon se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, për sa kohë një shtetas malazez i cili planifikon të vrasë presidentin edhe në të kaluarën, i identifikuar si Radoje Zvicer është ende i lirë, eleminimi i Vuçiçit është e mundur. “Për aq kohë Radoje Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiçit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë Vulin.