Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se ka pasur një plan për vrasjen e presidentit të këtij shteti, Aleksandar Vuçiç. Sipas saj, vrasja ishte planifikuar të ndodhte gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës, që u bë më 27 janar të këtij viti në Beograd. “(Vrasja) Është planifikuar prej kohësh dhe në detaje. Janë formuar struktura paralele në Ministrinë e Brendshme (MPB) dhe janë bërë fushata në mediat e manjatëve, që janë transmetuar edhe në mediat në rajon për dehumanizimin e Vuçiçit, që ta shndërronin atë dhe familjen e tij në një grup kriminal”, tha Bërnabiç më 24 tetor për televizionin Pink.