Dhëndrit të ish kryeministrit, Jamarbër Malltezit krahas masës së sigurisë “Arrest me Burg”, i është caktuar edhe sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe kuotat e kapitalit themeltar në disa kompani, pasi dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprave penale. Në njoftimin zyrtar thuhet se pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrim pasuror ‘sekuestro prevendive’ për 16 pasuri në pronësi të Jamarbër Malltezit, gjashtë llogari bankare në euro, dollarë dhe lek si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të dhëndrit të Sali Berishës në shoqëritë “Homeplan” shpk, 45% e kuotave, “Magnet IMO” shpk, 100% e kuotave dhe “Magnet Gym&Fit 60% e kuotave.