Top News – Komisioni i të pagjeturve/ Të hapen arkivat e ndërkombëtareve!
14/10/2020 18:49

Kreu i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq, e vlerëson si shumë të rëndësishme faktin që çështja e të zhdukurve është përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator, nga Kosova dhe Serbia.“Na duhet një shtysë e re në atë që bëjmë, ndaj dhe është shumë e rëndësishme që kjo çështje është njohur në Uashington dhe Bruksel", tha ai në një intervistë për REL. Në dokumentet e nënshkruara nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic në Uashington, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, të dyja palët janë zotuar se do të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të zhdukur. Ndërsa në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, palët kanë diskutuar së fundmi edhe për këtë cështje. Odallovic kërkon mbështetje ndërkombëtare, e cila do të përfshinte hapjen e arkivave të organizatave të huaja që kanë vepruar në Kosovë. Ai ka përmendur arkivat e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), misionit të NATO-s (KFOR) si dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por edhe të Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, të cilat sipas tij, përmbajnë shumë dokumente që mund të ndihmojnë në kërkimin e personave të zhdukur. Ai thotë se pala serbe do të vazhdojë të bëjë kërkime në arkivat e veta, por që i është kërkuar edhe Prishtinës të ofrojë përgjigjje për arkivat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tani mund të jenë në pronësi të ndonjë institucioni në Kosovë.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15