Me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi miratoi projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Me po të njëjtin numër votash u miratua edhe projektvendimi tjetër “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Me këtë vendim Kuvendi i hapi sot dritën jeshile përbërjes së dy komisioneve të posacme parlamentare, të ngritura me propozim të Partisë Socialiste në pushtet atij të "Antikorrupsionit" dhe të "Dezinformimit".