Edhe pak orë na ndajnë nga starti i kampionatit Evropian të U17 që do të mbahet në vendin tonë. Kombëtarja kuqezi e kësaj grupmoshe tashmë është gati për këtë kompeticion teksa ka mbyllur edhe përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë të saj që do të jetë ajo ndaj Portugalisë.