Kombëtarja shqiptare i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Poloninë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 që do të luhet në ‘Air Albania Stadium’, një ndeshje që mund të vendosë shumë për cështjen e kualifikimit për në Evropian. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide deklaroi se skuadra e tij do të japë shpirtin në fushë ndaj Polonisë teksa e pret një përballje e vështirë