Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e diel ndeshjen e fundit të kualifikueseve të botërorit atë me Anglinë. Në Air Albania Stadium do të përballen dy skuadra që e kanë arritur tashmë objektivin e tyre, Tre Luanët janë kualifikuar në botëror, ndërsa Kuqezinjtë janë në playoff. Por pavarësisht kësaj, kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti deklaroi se skuadra do të hyjë në fushë për të marrë 3 pikët